Shkurt.ch
Shoferët e kamionëve që pinë kafe shkaktojnë më pak aksidente
Pirja e kafesë zbret rrezikun e aksidenteve për shoferët e automjeteve të rënda (kamionët). Këtë e pohon një studim australian i publikuar në British Medical Journal.
Studimi është kryer në mes të 2008-ës dhe 2011-ës në Australi, thekson British Medical Journal. Ky studim krahason 1.047 shoferë kamionësh që bartin të paktën dymbëdhjetë ton, nga të cilët 530 prej tyre kishin pasur një aksident në dymbëdhjetë muajt e fundit, transmeton BBC.
Më shumë se një e treta e këtyre shoferëve që kanë pirë kafe dhe gjysma e tyre e shpjegon këtë zakon nga dëshira për të qëndruar zgjuar, thotë BBC. Sipas British Medical Journal, shoferët e kamionëve që konsumojnë kafe kanë aksidente më pak sesa ata që nuk e pinë, edhe në qoftë se ata udhëtojnë në distanca të gjata dhe flenë më pak. Pirja e kafesë për të qëndruar zgjuar zbret rrezikun e aksidenteve deri në 63%, duke parandaluar gjumin në rrugë, thuhet në këtë gazetë.
Këto rezultate janë marrë pas shqyrtimit të disa faktorëve, si mosha, kilometrat e bëra, pushimet e shkurtra, oraret e natës ose lloji i gjumit, thotë BBC. Mosgjumi shpjegohet nga prania e stimuluesve të kafesë, e cila përmirëson vigjilencën.
Hulumtuesit theksojnë, megjithatë, se kafja duhet të konsumohen me kujdes. “Kjo mund të duket efektive në përmirësimin e vigjilencës”, thotë Lisa Sharwood nga Instituti George në Sydney. Por, kafeja duhet të konsumohen si pjesë e një strategjie të shëndoshë për të monitoruar menaxhimin e lodhjes. Pijet energjetike dhe kafja nuk mund ta zëvendësojnë gjumin”.
Përafërsisht 70% e shoferëve të anketuar kanë thënë se pushojnë dhe flenë kur ata ndjehen të lodhur, thekson BBC. Për studiuesit, kafeja “mund të mbrojë në mënyrë të konsiderueshme shoferët e kamionëve kundër rrezikut të aksidenteve. “Por efekti i kafesë është vetëm afatshkurtër, patjetër shoferët duhet të kenë pushime të shkurtra, të bëjnë pushim me gjumë dhe të rregullojnë oraret sa më mirë”.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor