Kosova
Shoferi i autobusit të aksidentuar me mërgimtarët kosovarë dërgohet në burg
Policia kroate ka dhënë disa informacione të reja në lidhje me aksidentin e rëndë të autobusit, që ndodhi të dielën afër Sllavonski Brodit, ku humbën jetën 10 persona.
Referuar mediave kroate, policia e atjeshme ka bërë të ditur se shoferi i autobusit është dërguar në vuajtje të paraburgimit.
“Dje (27 korrik), gjyqtari hetues fillimisht mori në pyetje 52-vjeçarin dhe më pas atij iu caktua masa e paraburgimit prej një muaji. Në të njëjtën ditë, i pandehuri u dorëzua në burgun në Pozhega”, njofton Policia.
Dje pesë pasagjerë të autobusit që u aksidentua të dielën në Kroaci, e ku humbën jetën 10 udhëtarë, sot pasdite janë sjell në ambientet e Gjykatës së Qarkut në Sllavonski Brod për t’u marrë në pyetje.
Ndërsa, avokati mbrojtës i shoferit të autobusit të aksidentuar të dielën në Kroaci, ku humbën jetën 10 bashkatdhetarë, që po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë, dje ka mohuar zërat se klientin e tij e kishte zënë gjumi në momentin e aksidentit, derisa ai ishte pranë timonit.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj Në listë përfshihen nëntë komuna zvicerane që ofrojnë kombinim mes natyrës dhe infrastrukturës së përshtatshme për... -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë














