Lajme
Shoferi kosovar i autobusit kontrabandon mallra për të tjerët
Ai kishte marrë mallin nga Zvicra në Kosovë në emër të palës së tretë dhe nuk kishte dokumente doganore për këtë
Doganierët e njësisë së kontrollit në Lindau kanë kapur shoferin e një autobusi kosovar në Autostradën 96 afër parkingut Humbrechts të martën e kaluar teksa kontrabandonte mallra të ndryshme nga Zvicra, transmeton albinfo.ch.
54-vjeçari kishte në valixhe lodra për fëmijë, veshje të markave të shtrenjta dhe trapana (makina shpuese) me vlerë prej rresh 4000 euro.
Ai kishte marrë mallin nga Zvicra në Kosovë në emër të palës së tretë dhe nuk kishte dokumente doganore për këtë, shkruan presseportal.de.
Më pas, doganierët kanë nisur procedurën kundër shoferit të autobusit duke i ngarkuar 900 euro detyrime importi dhe 400 euro garanci, të cilat ai i ka paguar në vend me kartë krediti, përcjell albinfo.ch. Pas kësaj ai mund të vazhdonte udhëtimin e tij.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten











