Lajme
Shoqata “Albanischer Kultur & Sportverein”, në festën e kombeve në Wörgl të Austrisë
Për herë të dhjetë, festa e Kombeve është mbajtur më 11 shtator në Wörgl, në landin Tirol. Kjo festë është përshkruar si një udhëtim i vogël nëpër botë, raporton albinfo.at
Vallëzime tradicionale dhe moderne, muzikë, zakonet dhe, mbi të gjitha, shijime të kuzhinave të kombeve ndryshme, kanë qenë të gjitha të pranishme në një festë të përbashkët që është mbajtur më 11 shtator në qytetin Wörgl, në landin Tirol. Shoqata të shtete të ndryshme përmes muzikës dhe ushqimeve tradicionale prezantuan një copë të atdheut të tyre.
Në këtë festë morën pjesë edhe Shoqata “Albanischer Kultur & Sportverein -Wörgl”, me emrin FC Kosova. “Si çdo vit tjetër, edhe këtë vit ne e përfaqësojmë kombin tonë shqiptar si dhe traditat tona kombëtare. Ne jemi prezantuar me muzikë dhe valle shqiptare, ushqime tradicionale, veshje kombëtare, vegla muzikore apo vegla pune”, ka thënë për albinfo.at Irfan Haziri, anëtar i shoqatës.
Qëllimi i gjithë kësaj feste ishte argëtimi, humori i mirë, por edhe më shumë mirëkuptimi dhe toleranca mes njëri-tjetrit. Kjo festë para së gjithash do të ndihmojë vizitorët apo emigrantët të njohin dhe të kuptojnë më mirë njëri-tjetrin derisa këndojnë, vallëzojnë dhe ushqehen të gjithë së bashku.
Në këtë festë të përbashkët të kombeve kanë marrë pjesë rreth 500 veta dhe hyrja është lejuar vetëm për personat, të cilët kanë zbatuar rregullin 3G.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar

















