Lajme
Shoqata “Hora e Skënderbeut” nga Zvicra u dhuron arbëreshëve në Sicili shtatoren e heroit kombëtar
Në nismë e veçantë ajo e Shoqatës Shqiptare “Hora e Skënderbeut” në Zvicër, e cila do t’i dhurojë Komunës së Piana Degli Albanesi (Hora e Arbëreshëve) një shtatore të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, përcjell albinfo.ch.
Ky projekt ka qenë një ide që ka gjetur përkrahjen e aktorit shqiptar të njohur në Zvicër, Veli Berisha, i cili jo vetëm ka shfaqur dashurinë për identitetin kombëtar, por ka dhënë edhe një kontribut material për realizimin e kësaj vepre.
Projekti ka vënë në lëvizje një bashkëpunim të ngushtë mes shoqatës dhe skulptorit të njohur nga Prishtina, Gëzim Muriqi, i cili do të jetë përgjegjës për krijimin e shtatores me një lartësi prej 3 metrash. Kjo shtatore ka për qëllim të jetë një simbol i fuqishëm i identitetit shqiptar dhe një akt respekti për figurën e Skënderbeut.
Kryesia e shoqatës ka vendosur që kjo shtatore të dhurohet në Horën e Arbëreshëve në Sicili, një qendër e njohur e ruajtjes së trashëgimisë dhe identitetit arbëror. Për të bërë këtë, shoqata ka nisur një fushatë mbledhjeje fondesh, duke hapur një llogari bankare, ku të gjithë mërgimtarët janë ftuar të kontribuojnë për të sjellë në jetë këtë projekt.
Në një njoftim zyrtar, shoqata ka shpallur se kryesia do të vizitojë Horën e Arbëreshëve për të biseduar mbi hapat e mëtejshëm të projektit dhe për të caktuar datën e inaugurimit të shtatores. Studiuesja e njohur e botës arbëreshe, Dr. Ornela Radovicka, do t’i bashkohet kësaj vizite.
Ky projekt përbën një hap të rëndësishëm drejt promovimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike shqiptare në bashkëpunim me komunitetin arbëresh në Itali.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën












