Kosova
Shpend Ahmeti feston ditëlindjen, merr ‘dhuratë’ një gjobë nga Policia
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, mbrëmë ka organizuar një ndejë familjare për të festuar ditëlindjen e tij.
Mirëpo jo gjithçka shkoi sipas planit. Ai u lajmërua nga dikush për këtë ndejë dhe menjëherë Policia e Kosovës iu paraqit Ahmetit në ndejë, raporton Albinfo.ch.
Ahmeti dhe mysafirët e tij të ftuar u dënuan me nga 35 euro për mosmbajtje të maskave dhe distancës.
Lajmin e ka publikuar vetë Ahmeti në FB.
Postimi i plotë:
Mbrëmë kam festuar ditelindjen me familje në një hapësirë private – jo biznis – ku kemi qenë rreth 15 persona, prej të cilëve gjysma familjarë (në mes tyre bashkëshortja dhe fëmijët). Ende pa filluar dhe rreth orës 20 (dy orë para orës policore) kanë ardh tre kerre të policisë dhe 2 të Avuk të cilët më kanë thënë se dikush ka lajmëruar dasëm…??♂️
U çudita se si pa nisur ende një mbledhi familjare në hapësirë private, dikush paska lajmëruar “dasëm”.
Unë kërkova që të gjobitemi sipas ligjit. Unë dhe mysafirët u dënuam me gjoba për mosmbajtje të distancës dhe maskave. Nga 35 euro.
Në këso rrethanash dhe pa hyrë në konspiracione, me sinqeritetin më të madh e falënderoj Policinë e Kosovës dhe AVUK për sjellje profesionale gjatë vizitës.
Mua mbledhia private më kushtoi më shtrenjtë, por rregullat vlejnë edhe për kryetarin pa marr parasysh se a pajtohem me masat apo jo.
P.s. Kjo ishte mënyrë e mirë me tregu se sot kam ditëlindjen.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












