Kosova
Shpend Ahmeti padit VV-në për shpifje, e fton Albin Kurtin në debat publik
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dorëzuar padi për shpifje ndaj Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me furnizimin me qumësht nëpër shkollat e Prishtinës, raportojnë mediat vendase.
Ahmeti tha se për furnizimin me qumësht në shkollat e Prishtinës të gjitha procedurat kanë qenë të hapura dhe se është çmimi më i ulët që paguan ndonjë komunë në Kosovë.
“Këtë padi e kam ushtruar sepse ata e kanë shpallur veten edhe gjykatës edhe pse kanë qenë tërë kohën pjesë e furnizimit me qumësht sepse të gjitha këto furnizime të cilat ata i kanë potencuar kanë ndodhur gjatë kohës kur unë kam qenë në VV. Për ta me rëndësi janë sulmet e vazhdueshme”, tha ai.
Ahmeti ka thënë se të gjitha këto shpifje organizohen nga kryetari i VV-së, Albin Kurti që sipas tij, e gjuan gurin dhe e fsheh dorën, përcjell albinfo.ch.
Ai ka ftuar Albin Kurtin që të ballafaqohen në një debat televiziv, kudo që dëshiron ai, tek cili moderatorë të dëshiron ai.
“Kemi kërkuar dëmshpërblim për shpifje, nuk e kemi caktuar vlerën, le të vendos gjykata”, tha ai.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave














