Kosova
Shpërthen zjarri në një objekt në Francë, dhjetë të vdekur
Dhjetë persona, përfshirë pesë fëmijë, kanë vdekur nga një zjarr në një ndërtesë apartamentesh pranë Lyonit të Francës, raportoi BBC, përcjell albinfo.ch.
Zyrtarët lëshuan një deklaratë, duke thënë se një “zjarr i madh” shpërtheu në një bllok apartamentesh shtatëkatëshe në Vaulx-en-Velin.
Përveç numrit të të vdekurve, ata thanë se katër persona ishin në gjendje kritike dhe 10 të tjerë kishin raportuar lëndime të lehta.
Ata thanë se 170 zjarrfikës u dërguan në vendngjarje në orët e mesnatës dhe kishin shuar zjarrin.
Ministri i Brendshëm, Gerard Darmanin, tha se shkaku i zjarrit nuk dihet ende dhe vlerësoi punën e zjarrfikësve që shpëtuan njerëzit në “kushte jashtëzakonisht të vështira”. Ai shtoi se fëmijët që vdiqën ishin të gjithë të moshës nga tre deri në 15 vjeç.
Ai shtoi se një hetim mbi atë që shkaktoi zjarrin do të nisë më vonë të premten.
E-Diaspora
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”
Jeta në Zvicër
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”














