Shëndetësi
Shpëtim për boshtin e dëmtuar kurrizor!
Pas terapisë së përdorur disajavëshe, minjtë e paralizuar arritën të ecin sërish, të ngjesin shkallët dhe t’i kalojnë pengesat.
Në të ardhmen do të mund ndoshta të shërohen edhe të paralizuarit nga dëmtimet e boshtit kurrizor (paraplegjitikët). Këtë shpresë e forcojnë rezultatet e punës shkencore të Politeknikumit të Lozanës (École polytechnique fédérale de Lausane (EPFL)) dhe të Universitetit të Cyrihut të udhëhequr nga neurohulumtuesi Grégoire Courtine, në rast se arrijnë të barten me të njëjtin sukses tek njerëzit si tek minjtë. Pas terapisë së përdorur disajavëshe, minjtë e paralizuar arritën të ecin sërish, të ngjesin shkallët dhe t’i kalojnë pengesat.
Neurorehabilitimi i përdorur tek kafshët ishte një kombinim i simulimeve elektromekanike dhe i një trajnimi të veçantë ecjeje i ndihmuar nga një lloj “ene ecjeje” me dirigjim robotik.
„Ne ju kemi injektuar minjve me bosht të dëmtuar kurrizor koktej medikamentesh dhe pastaj pjesën e poshtme të boshtit kurrizor e kemi stimuluar me elektrodë. Njëkohësisht kemi zhvilluar një robot, i cili nuk e ndihmon ecjen, por e siguron mirë miun e dëmtuar në përpjekjet e tij për të ecur. Ne kemi konstatuar se pas disa javësh miu i paralizuar rifitoi aftësitë e të ecurit dhe, bile, edhe të kërcejë në dysheme dhe të bëjë ngjitje.
Në trurin e miut u krijuan lidhje të reja nervore, do me thënë fijet e dëmtuara nervore u ripërtërinë dhe arritën të krijojnë lidhje të reja, gjë që mundësoi edhe bartjen e urdhërave nga truri në këmbë. Se a do të mund të përdoret me të njëjtin sukses kjo terapi edhe tek njerëzit mbetet të shihet. Përdorimi me sukses i kësaj metode në shërimin e minjve lë shumë për të shpresuar. Ne do t’i vëmë të gjitha forcat në dispozicion për ta provuar terapinë edhe klinikisht dhe atë brenda një kohe sa më të shkurtë“, thotë Grégoire Courtine.
E-Diaspora
-
Komediani shqiptar Taulant Gashnjani “T-Ronimo” në 7 vs. Wild Content Creator dhe komedian me rrënjë shqiptare, Taulant Gashnjani nga Aargau, i rritur në Cyrih, njihet... -
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Emetimet nga aviacioni tejkalojnë ndotjen urbane në Cyrih Udhëtimet ajrore përbëjnë burimin kryesor të ndotjes klimatike të shkaktuar nga banorët e Cyrihut. Çdo qytetar... -
Shaqiri shkëlqen në derbi: Hat-trick spektakolar dhe fitore dramatike për Baselin ndaj Cyrihut -
Publiku frëngjishtfolës i shmangu kinematë vitin e kaluar, me një rënie prej 15% -
Ku në Zvicër mund të gjeni derivatet më të lira në vitin 2026? -
Ndryshimi i klimës kërcënon skijimin në Zvicër











