Bota
Shpëtohen nga fundosja 700 refugjatë afrikanë
Në afërsi të bregdetit libian, rojat bregdetare të Marinës Italiane kanë arritur të shpëtojnë sot rreth 700 refugjatë që ishin nisur me barka në detin e hapur drejt Evropës. Siç bën të ditur agjencia italiane e lajmeve ANSA, ishte fundosur një barkë gome me më shumë se 100 njerëz në të. Një anije malteze e mallrave ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka marrë në bord personat e përmbytur.
Dy barka tjera me refugjatë janë shpëtuar në det, rreth 55 kilometra larg kryeqytetit libian, Tripoli. Në këtë aksion shpëtimi kishte marrë pjesë një anije italiane.
Siç citohet një prift eritrean, udhëheqës i një organizate ndërkombëtare të refugjatëve, janë shpëtuar mbi 700 refugjatë në afërsi të bregdetit libian të cilët ishin nisur drejt Evropës. Prifti në fjalë ka dëshmuar se refugjatët e kanë njoftuar atë përmes thirrjeve për ndihmë, se milicët libianë po i mbanin ata me dhunë në kushte te mjerueshme sanitare. Refugjatët në fjalë, nga Eritrea, Etiopia, Somalia dhe Sudani kanë paguar mesatarisht nga 1600 euro për bartjen e tyre.
Vetëm pak ditë më parë është raportuar për mbytjen në ujë të rreth 300 refugjatëve afrikanë në afërsi të ishullit italian, Lampedusa.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











