Shëndetësi
Shpresë për të sëmurët nga leukemia
Ilaçi do të ju mundësojë sidomos të sëmurëve të moshuar shanse dukshëm më të mira të trajtimit të kësaj sëmundjeje dhe periudhë më të gjatë pa sëmundje
Një medikament i ri i zbuluar në Klinikën Universitare të Kölnit, Gjermani, ka ngjallur shpresat e të sëmurëve kronikë nga leukemia limfatike. Optimizmi për këtë zbulim mbështetet në atë se janë gjetur antitrupa të rinj që e luftojnë këtë sëmundje të rëndë, thotë drejtori i kësaj klinike, profesor Michael Hallek, që është njëri ndër shkencëtarët më të njohur në botë në lëmin e vet. Antitrupat në fjalë njihen si GA101 ose Obinutuzumab.
Ilaçi do të ju mundësojë sidomos të sëmurëve të moshuar shanse dukshëm më të mira të trajtimit të kësaj sëmundjeje dhe periudhë më të gjatë pa sëmundje. Sipas rezultateve të një studimi të bërë nga klinika në fjalë e Kölnit zbulimi i ri ka zgjatur edhe jetën e pacientëve që janë testuar.
Leukemia Kronike Limfatike (CLL) bën pjesë ne mesin e formave më të shpeshta të leukemisë te të rinjtë në shtetet perëndimore. Më të goditurit nga kjo sëmundje janë njerëzit në moshën mbi 65 vjeçare.
Gjatë dhjetë viteve të fundit janë arritur përgjithësisht rezultate të mëdha në terapinë kundër kësaj sëmundjeje. Por, siç thotë drejtori i Klinikës së Kölnit, profesor Hallek, hapa edhe me të mëdhenj piten në dhjetë vitet e ardhshme. Ai beson se në atë kohë të sëmurët nga CLL do të kenë të afërsisht njëjtën mesatare të jetës sikur njerëzit e shëndoshë
E-Diaspora
-
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026 Këngëtari shqiptar Luan Durmishi në përzgjedhjet e San Marinos për Eurovision... -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel -
“House of Kosova”: Një zë nga Kosova në Davos të Zvicrës -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë
Jeta në Zvicër
-
Tren përplaset me një veturë në Winterthur Treni godet një veturë të zbrazët në Winterthur... -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel -
Komiteti do të propozojë ndalimin e piroteknikës në hapësirat publike -
Pronari i barit do të lirohet nga paraburgimi me 200.000 franga garanci -
Crans Montana: Vajza italiane zgjohet pas 22 ditësh në gjendje kome












