Kosova
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Shpresim Sadiku doktoron me sukses në TU Berlin, me kërkim inovativ në Inteligjencën Artificiale
Shpresim Sadiku, i origjinës nga fshati Rahovicë, ka arritur një prej sukseseve më të larta akademike duke fituar titullin Doktor i Shkencave në një nga institucionet më prestigjioze evropiane, Universitetin Teknik të Berlinit (TU Berlin), shkruan albinfo.ch.
Tema e doktoraturës së tij, “Explaining Deep Neural Networks through Inverse Classification”, trajton një ndër sfidat më kritike dhe më të kërkuara në fushën e inteligjencës artificiale: shpjegueshmërinë e rrjeteve të thella neurale. Në kohën kur modelet e avancuara të mësimit të thellë po bëhen pjesë thelbësore e teknologjisë moderne, kuptimi i mënyrës se si ato marrin vendime është thelbësor për sigurinë, transparencën dhe besueshmërinë e tyre. Kontributi i Sadikut përmes kësaj metode inovative të “klasifikimit të kundërt” vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt rritjes së shpjegueshmërisë së sistemeve të inteligjencës artificiale, duke ofruar qasje të reja në analizimin e proceseve të brendshme të modeleve komplekse.
Rruga e tij drejt këtij suksesi akademik ka qenë e mbushur me përkushtim dhe rezultate të spikatura. Që në moshë të re, Shpresimi ka treguar talent të jashtëzakonshëm për matematikën dhe shkencat ekzakte. Ai ka fituar vende të para për disa vite me radhë në garat republikane të matematikës në Kosovë, si dhe është dalluar në konkurse shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, duke dëshmuar vazhdimisht pasionin dhe potencialin e tij të lartë.
Sot, me titullin PhD nga TU Berlin, Shpresim Sadiku konsiderohet një prej të rinjve më premtues në fushën e inteligjencës artificiale. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” Nxënësit dhe mësuesit e shkollës shqipe në Berlin vizitojnë Fondacionin “Tradita Popullore”... -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para -
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër -
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën










