Shkurt.ch
Shqetëson rritja e numrit të rasteve të malaries në Zvicër
Krahas turistëve zviceranë që mund të infektohen në vendet tropike, në grupet e të rrezikuarve bëjnë pjesë veçanërisht migrantët
Janë shtuar dukshëm në Zvicër rastet e infektimit nga malaria, bën të ditur Zyra Federale për Shëndetësi (BAG). Statistika më e re tregon për 312 raste të reja të malaries nga fillimi i vitit. Kjo shifër është dukshëm më e lartë se ajo e periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, kur ishin regjistruar 230 raste ndërsa një vit më herët gjithsej 125.
Më së shumti infektime janë sjellë nga Eritrea, Kameruni dhe Kenia, thonë përgjegjës të BAG për radion srf.
Krahas turistëve zviceranë që mund të infektohen në vendet tropike, në grupet e të rrezikuarve bëjnë pjesë veçanërisht migrantët. Ekspertët thonë se duhet forcuar puna në sqarimin dhe parandalimin e sëmundjes.
Në këtë drejtim, sidomos sa i përket sensibilizimit të migrantëve ka shumë punë për t`u bërë thonë në institutin zviceran Tropen-und Public-Healkth-Institut. “Nuk është lehtë të depërtohet te ky grup njerëzish. kjo për arsyen se ata shkojnë në vendet e prejardhjes të cilat konsiderojnë se i njohin. Pro askush nuk është imun nga malaria.
Megjithatë, malaria nuk është infektuese. E vetmja mundësi e bartjes së saj të drejtpërdrejtë nga njeriu te njeriu tjetër është kontakti përmes gjakut.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil














