Lajme
Shqetëson shkelja e të drejtave të punëtorëve
Shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të punëtorëve mbesin ndërmarrjet e mëdha.
Kosova mbetet vendi në të cilin punëtorët vazhdojnë të kryejnë punë jo të dinjitetshme. Kurse shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të punëtorëve mbesin ndërmarrjet e mëdha.
Me rastin e Ditës Botërore për Punë të Dinjitetshme, Qendra për trajnime dhe studime gjinore organizoi tryezën me temën “Puna e dinjitetshme në institucionet publike versus puna e dinjitetshme në sektorin privat: Dallimet ,ngjashmëritë dhe sfidat”.
Kryetari i KMLDNJ-së, Behxhet Shala, ka thënë se ndërmarrjet e mëdha janë ato që shkelin më së shumti të drejtat e punëtorëve, duke bërë kontrata jo të mira.
Sipas tij, shkelje e të drejtave më së shumti u bëhet femrave dhe se për këtë institucionet ligjore ende nuk kanë ndërmarrë ndonjë masë.
Megjithëse, vërehet një shkelje e madhe e të drejtave të punëtorëve, Policia e Kosovës ende nuk ka arritur të japë ndonjë statistikë.
Tahire Haxholli, udhëheqëse e Njësisë kundër dhunës në familje dhe keqtrajtimit të fëmijëve në Policinë e Kosovës, ka theksuar se më së shumti ka pasur ankesa nga femrat të cilat janë ngacmuar seksualisht nga punëdhënësit.
Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi, kërkon që të bëhet trysni më e madhe tek institucionet, në mënyrë që problemi i shkeljes së të drejtave të punëtorëve dhe punës së dinjitetshme të jetë prioritet për qeverinë.
Të pranishmit në këtë tryezë bën thirrje, po ashtu, për mobilizimin e sindikatave në mënyrë që dukuria e shkeljes së të drejtave të punëtorëve dhe mos ofrimit të një pune të dinjitetshme të jetë sa më e minimizuar.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











