Lajme
Shqetësuese, Kosova ka rreth 5000 konsumues të drogës
Drejtoria për hetimin e narkotikëve ka zhvilluar aktivitete të ngjeshura duke ngritur vazhdimisht efikasitetin në zbulimin, konfiskimin dhe arrestimin e të dyshuarve për trafik droge.
Në kuadër të kësaj drejtorie janë shtuar edhe kapacitetet njerëzore me dhjetëra zyrtarë të rinj, të cilët përmbushin nevojat e strategjisë nacionale kundër drogës.
Krijimi i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në kuadër të Shtyllës së Hetimeve është bërë me qëllim të parandalimit të një kolapsi social.
Drejtori i kësaj drejtorie, kapiten Bahri Shala ka thënë për Radio Kosovën se në vend, sipas të dhënave të policisë, janë me mijëra konsumues të drogës.
“Diku në Kosovë, sipas shënimeve tona që i kemi nëpër databaza dhe procedurave penale ndaj tyre, numri është diku 5 mijë konsumues droge”,ka theskuar kapiten Shala.
Sipas tij, Kosova nuk është vend i origjinës së drogës, por ai ka thënë se të gjitha raportet ndërkombëtare për narkotikë flasin për heroinën, e cila nga Afganistani transportohet në tri rrugë.
Në këtë aspekt Kosova është rrugë ballkanike. Sipas Shalës, Policia e Kosovës me aktivitetet e veta ka dëshmuar se është partner i besueshëm në luftë kundër drogave.
Vetëm në periudhën janar –shtator 2011, Policia e Kosovës ka konfiskuar rreth 2.600 kilogramë kokainë dhe rreth 97 mijë kilogram marihuanë.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












