Shqipëria
Shqetësuese: Tre të vetëvrarë me fotoksinë në Durrës
Dy burra të moshës 50 e 69 vjeçe dhe një grua 56 vjeçe
Vetëm gjatë ditës së hënë, tre persona kanë humbur jetën në qarkun e Durrësit.
Sipas burimeve zyrtare nga Policia, viktimat janë helmuar me fotoksinë: Dy burra të moshës 50 e 69 vjeçe dhe një grua 56 vjeçe, shkruan “Mapo”.
Fenomeni i vetëvrasjes vijon të mbetet një problem shqetësues në shoqërinë shqiptare. Shifrat treguan se në krahasim me 2016-ën, numri i vetëvrasjeve u rrit gjatë 2017-ës, përcjell albinfo.ch.
Sipas psikologeve, vetëvrasjet lidhen me gjendjen depresive të individëve dhe bëjnë apel që të mos nënvlerësohen individët që shfaqin shenja të depresionit.
Njoftimet zyrtare të Policisë lidhur me rastet:
Më datë 27.08.2018, në spital, ka vdekur shtetasi K.U., vjeç 50, banues në Durrës, i cili në banesë kishte pirë fostoksinë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.
Më datë 27.08.2018, në lagjen nr. 15, në banesë është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, shtetasja E.D., vjeçe 56, e cila vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.
Më datë 27.08.2018, në Fushë Krujë, në banesë, është gjetur i vdekur, shtetasi B.M., vjeç 69, i cili dyshohet se ka konsumuar fostoksinë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për vlerësim.
Shpëtohen dy persona
Ndërkohë, Dy persona kanë tentuar që ti japin fund jetës së tyre në Fier dhe Sipas policisë së Fierit një grua 52 vjeçe me inicialet M.B., nga fshati Frashër ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëvarur, por ka qenë ndërhyrja e shpejtë e familjarëve që ka shmangur tragjedinë.
52- vjeçarja është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Fier ku ka marrë edhe ndihmën e nevojshme mjekësore. Nuk dihen motivet që e kanë çuar 52-vjeçaren drejt këtij akti ekstrem
Ndërkohë në Sarandë, 50-vjeçari Sali Leka nga fshati Gjashtë, është dërguar në spital, në repartin e urgjencës në gjendje serioze për jetën. Mjekët i kanë dhënë diagnozën intoksikacion me fosfor organik, e llojit fostoksinë.
Gjithashtu bëhet e ditur se për shkak të gjendjes shëndetësore 50-vjeçari është nisur me helikopter në qendrën e toksikologjisë në Tiranë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













