Shqipëria
Shqipëri: 13 shkurti, ditë zie për viktimat e tërmetit në Turqi e Siri
Qeveria shqiptare ka vendosur që e hëna e 13 shkurtit të jetë ditë zie kombëtare në shenjë solidariteti me Turqinë pas tërmetit që goditit këtë vend dhe Sirinë fqinje.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.
“Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë”, u shpreh Rama.
Gjithsej 18 991 njerëz kanë vdekur vetëm në Turqi, si rezultat i tërmeteve që goditën gjithashtu Sirinë fqinje këtë javë. Numri i vdekjeve të regjistruara në Siri aktualisht është 3 384, duke e çuar totalin në të dy vendet në 22 375.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










