Lajme
Shqipëri: 13 viktima dhe 1.184 raste të reja me COVID-19
Numri i infektimeve dhe rastet fatale të COVID-19 vazhdojnë të jenë shqetësuese në Shqipëri. Gjatë ditës së fundit janë konfirmuar 1.184 të infektuar (4013 testime) dhe 13 humbje jete të moshës 48-81 vjeç.
Numri i viktimave që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 1.666 persona, ndërsa si asnjëherë më parë aktualisht kemi 632 persona të shtruar në spitalet covid në Tiranë dhe dy spitalet rajonale që janë hapur për të trajtuar pacientë me koronavirus.
Prej këtij numri rekord pacientësh, 40 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.
Ndërkohë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë ditës së diel janë kryer 822 vaksinime anti-Covid, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 5791 vaksina në total.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ Nën organizimin e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, ka arritur grupi i parë prej 10 specializantëve... -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel












