Shqipëria
Shqipëri: 27 raste të reja, numri i të prekurve shkon 304
Numri më i lartë i infektimeve gjatë 24 orëve të fundit është shënuar në Shkodër
Numri i personave të infektuar me koronavirus vijon të rritet në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 27 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se deri më tani janë testuar 2031 raste të dyshuara dhe prej tyre janë konfirmuar pozitivë 304 raste në total.
Edhe pse qeveria prej 4 javësh ka marrë masa të rrepta për parandalimin e përhapjes së virusit, sot është shënuar dita e dytë me numrin më të madh të të infektuarve pas datës 26 mars, kur pati 28 raste pozitive me covid 19.
Numri më i lartë i infektimeve gjatë 24 orëve të fundit është shënuar në Shkodër. Harta është zgjeruar edhe më shumë në qytetet ku aktualisht ka përhapje të virusit.
Në spitalin infektiv ndodhen të shtruar 73 pacientë. Rritja e të shtruarve në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ ngre hije dyshimi, pasi sipas Ministrisë së Shëndetësisë, spitali covid 2 do të funksiononte si i tillë pasi të ishim mbushur kapacitetet në Spitalin Infektiv. Në 24 orët e fundit ka pasur edhe shtim të rasteve të pacientëve të shëruar.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë










