Shqipëria
Shqipëri: Gati 50 % e ndërmarrjeve të huaja në vend, nga Italia dhe Greqia
Në bazë të statistikave, gati gjysma e ndërmarrjeve të huaja që operojnë në vendin tonë u përkasin dy vendeve fqinje, Italisë dhe Greqisë, përcjell albinfo.ch.
Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) ka hartuar një publikim të veçantë për treguesit kryesorë të ndërmarrjeve me pronësi të huaj dhe të përbashkëta që operojnë në Shqipëri.
Referuar të dhënave, në vitin 2021, ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë të huaj zënë 3.7 % të ndërmarrjeve aktive.
Thuhet se ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Bashkimit Evropian zënë mesatarisht 57.6 % të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta, ndërsa shtetet e Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë 9.9 % të këtyre ndërmarrjeve.
Nga 5 250 ndërmarrje të huaja që operuan në vendin tonë në vitin 2021, 2 087 ndërmarrje ishin me pornarë italianë dhe 224 ishin me pronarë grekë. Ndërkohë 136 ndërmarrje ishin me pronarë gjermanë.
Në vitin 2021, nga vendet e Bashkimit Evropian ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta italiane mbulojnë 47.7 % të punësimit dhe 21.5 % të shitjeve neto.
INSTAT bën të ditur se ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta janë përqendruar kryesisht në bashkitë Tiranë dhe Durrës.
Në ekonominë shqiptare, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta nga shtetet e Bashkimit Evropian janë mbizotëruese në aktivitetet shërbime të tjera (23.7 %), tregti (12.8 %) dhe industri (9.4%).
Në vitin 2021, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta kanë realizuar 18.3 % të punësimit gjithsej dhe 19.8 % të shitjeve neto.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi Humb jetën në vendin e punës shqiptari në Itali, ra nga skela në Modena... -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person











