Lajme

Shqipëri: Gjashtë viktima, 117 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit gjashtë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri.

Një 49-vjeçar nga Shkodra, një 54-vjeçar nga Mirdita, një 58-vjeçar nga Tirana, pa sëmundje të tjera. Si dhe një 56- vjeçar, një 68-vjeçar dhe një 76-vjeçare, nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 63 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2745, që nga fillimi i epidemisë.