Shqipëria
Shqipëri, hapet panairi për industrinë e turizmit
Qëllimi i panairit që do të zhvillohet në datat 12-13 shkurt në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë është për prezantimin e turizmit në Shqipëri dhe në vende të tjera të rajonit
Në Shqipëri është hapur panairi i industrisë së turizmit me temë “Tourism and Travel Show Albania 2025”, përcjell albinfo.ch.
Në ceremoninë e hapjes së panairit në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve të Shqipërisë, përfaqësues të organizatave të ndryshme të biznesit dhe agjencive turistike nga disa vende.
Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Ilva Gjuzi Daci, në fjalën e saj në ceremoninë e hapjes së panairit u shpreh se shifrat në sektorin e turizmit janë shumë premtuese.
“Një nga objektivat kryesore të Qeverisë shqiptare ka qenë kthimi i Shqipërisë në një destinacion 365 ditë të vitit dhe një destinacioni në çdo cep të Shqipërisë, në male, në lugina, në fshatra, në kodra. Shqipëria ka qenë e njohur kryesisht për bregdetin e saj, tashmë Shqipëria është një destinacion multidimensional. Shqipëria është një destinacion autentik. Ne kemi kaq shumë gjëra që na bëjnë të ndryshëm nga fqinjët tanë”, tha Daci.
Ajo shtoi se Shqipëria duhet të bëhet pjesë e paketave rajonale dhe të bashkëpunojë me të gjithë aktorët dhe faktorët në rajon.
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë, Zana Çela, në fjalën e saj u shpreh se janë në këtë panair për të eksploruar oferta më të mira dhe për të marrë më shumë informacione mbi oferta të tjera të specializuara dhe destinacione të reja.
“Ne do të vazhdojmë sigurisht në të ardhmen të zbatojmë politikat e qeverisë për të promovuar destinacionet tona. Duhet të jemi sa më shumë inovativë dhe kreativë në një treg gjithnjë e më shumë konkurrues. Agjencia Kombëtare e Turizmit garanton se do të jetë plotësisht efektive në punën e saj për zbatimin e politikave të Ministrisë së Turizmit, në përputhje sigurisht me ligjin e turizmit”, tha Çela.
Çela theksoi se Agjencia Kombëtare e Turizmit është dhe do të mbetet institucioni kryesor në promovimin e Shqipërisë, sipas saj, si një destinacion turistik me potencial të jashtëzakonshëm.
Qëllimi i panairit që do të zhvillohet në datat 12-13 shkurt është për prezantimin e turizmit në Shqipëri dhe në vende të tjera të rajonit. Pjesë e panairit do të jenë institucione të ndryshme si dhe organizata dhe kompani nga Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit që kanë në fokus industrinë e turizmit.
Panairi mbahet nën organizimin e organizatave dhe nismave të ndryshme që kanë në fokus turizmin dhe nën kujdesin dhe mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern











