Shqipëria
Shqipëri: Hiqen 1292 çadra dhe 2584 shezlongë në zonat bregdetare
Vetëm sot janë hequr 490 çadra dhe 980 shezlongë.
Në zonat bregdetare të Shqipërisë vijon operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra.
Policia e Shtetit bën të ditur se “në Kune, Shëngjin deri në këto momente janë kontrolluar 16 subjekte, të cilat ishin të pajisura me leje dhe nuk janë konstatuar shkelje”.
Sipas policisë, një ditë më parë janë kontrolluar 36 parcela, të cilat ishin të pajisura me lejen përkatëse, ndërkohë operacioni vijon pa probleme, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
Ndërsa në Golem dhe Spille, Kavajë si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 16 parcela pa leje, 4 prej tyre në plazhe publike dhe 12 për mosplotësim dokumentacioni. Janë hequr 490 çadra dhe 980 shezlongë.
Një ditë më parë janë kontrolluar 101 parcela dhe janë liruar 28 parcela, duke hequr 802 çadra dhe 1604 shezlongë.
Në Pogradec prej mëngjesit të sotëm ka nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Pogradec, ku deri tani janë kontrolluar 18 subjekte, të cilat ishin të pajisura me lejen përkatëse dhe nuk janë evidentuar shkelje.
Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim të zaptimit të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Taskforca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Komisariateve të Policisë Kavajë, Pogradec dhe Lezhë dhe të Policive Bashkiake po vijojnë kontrollet dhe verifikimet në territoret e plazheve.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 Në mënyrë specifike, qiratë për qiratë e reja në apartamentet e ndërtuara rishtas ranë me 0.7... -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane













