Lajme
Shqipëri: Kostot për votimin e diasporës – një pjesë mbulohet nga shteti e pjesa tjetër nga votuesit
Për herë të parë në zgjedhjet e pranverës 2025 shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit do të mundet të votojnë nga aty pa iu dashur të shkojnë në Shqipëri, siç kanë bërë në të gjitha proceset elektorale në këto 34 vjet pluralizëm politik.
Kjo risi vjen edhe me kostot e saj që një pjesë do të përballohen nga buxheti i shtetit dhe një pjesë tjetër nga emigrantët që do të marrin pjesë në proces.
Deri në mesin e nëntorit KQZ duhet të ketë nxjerrë të gjitha aktet nënligjore që specifikojnë procedurat për realizimin e votës së diasporës.
Nga momenti i hyrjes në fuqi të ndryshime ligjore që u miratuan në kuvend në fund të korrikut, KQZ ka kohë 90 ditë që të nxjerrë aktet nënligjore, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Në ndryshimet buxhetore që pritet të shqyrtohen në shtator, qeveria ka parashikuar një fond shtesë prej 250 milionë lekësh që do të shërbejnë që KQZ të mund të ngrejë platformën ku do mund të regjistrohen emigrantët që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme.
Ndërsa deri më 10 shtator do të duhej të shpallen rregullat për regjistrimin e emigrantëve dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve nga jashtë.
Regjistrimi i zgjedhësve nga jashtë nis 120 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 60 ditë para kësaj date.
Kjo listë do të publikohet në faqen e KQZ, dhe nuk mund të ndryshohet më.
Votuesit nga diaspora pasi kanë marrë zarfin me fletën e votimit, mund ta dërgojnë zarfin mbrapsht me votën e plotësuar deri në ditën e votimit dhe çdo zarf që dërgohet më pas nuk do të konsiderohet nga KQZ-ja.
Vota e dhënë nga shqiptarët jashtë vendit do të shpërndahet sipas zonës zgjedhore të vendbanimit më të fundit para largimit të tyre nga Shqipëria.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 Orari i ri i trenave të Zvicrës për vitin 2026 hyn në fuqi më 14 dhjetor.... -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet










