Shqipëria
Shqipëri: Mbi 300 mijë të rinj rrezikojnë të mbeten të varfër
Më shumë se gjysma e personave nën 18 vjeç në Shqipëri rrezikojnë të bëhen të varfër.
Në numër janë mbi 304 mijë të mitur, pjesë e familjeve me të ardhura minimale, pranë pragut të varfërisë.
Shifra është e lartë dhe në Europë, Shqipëria del e para për nivelin e varfërisë dhe mundësisë së thellimit të saj.
Pas saj është Mali e Zi e Turqia, ndërsa në kushte më të mira sociale janë Çekia e Sllovenia, dhe mesatarja europiane është 23.8%.
“Rreziku për të qenë i varfër apo përjashtimi social” u referohet individëve të prekur nga të paktën një prej tre formave: varfëri në të ardhura, privim material ose social dhe intensitet i ulët pune, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Pika që ndan të varfrit nga të tjerët është shuma 5.5 dollarë në ditë.
Në rang popullsie, të rinjtë deri në moshën 18 vjeç përbëjnë grupimin më të madh që rrezikon të vuajë urinë dhe të mirat materiale, ndërsa grupmosha mbi 65 vjeç rrezikon më pak, për shkak të pensioneve mujore.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare










