Kosova
Shqipëri: Më shumë remitenca, por më pak ndikim
Pra, edhe pse më shumë euro po hyjnë në ekonomi, fuqia blerëse e tyre është ndikuar ndjeshëm nga zhvlerësimi
Viti 2025, të paktën për periudhën Janar-Shtator ka qenë i jashtëzakonshëm në drejtimin e remitancave, ku dërgesat totale të emigrantëve në 816.45 milionë euro, sipas të dhënave nga “Banka e Shqipërisë”.
Ky është niveli më i lartë që nga nisja e matjeve të avancuara, dhe më shumë se çdo vit tjetër, nëse flasim për të njëjtën periudhë.
Por, përtej vlerës nominale, kjo rritje e remitancave vjen në një kontekst të veçantë, zhvlerësimi i euros.
Me kursin që ka prekur nivele të ulëta historike ndaj lekut, vlera reale e remitancave në monedhën vendase është relativisht më e ulët për përfituesit në Shqipëri.
Pra, edhe pse më shumë euro po hyjnë në ekonomi, fuqia blerëse e tyre është ndikuar ndjeshëm nga zhvlerësimi, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Shumë familje shqiptare ka pasur më shumë remitanca, por më pak ndikim real për xhepat e tyre, veçanërisht ato që mbështeten te këto dërgesa për konsum të përditshëm. Pra, me kursin mesatar të nëntë mujave të vitit aktual që vlerësohet në mesatarisht 98.24 Lek, mund të themi që remitancat vlejnë gjithsej rreth 80.2 miliardë lekë.
Krahasuar me kursin e këmbimit në periudhën para se të niste rënia e euros kjo shifër sot do të ishte shumë herë më e lartë. Referuar shifrave të “Bankës së Shqipërisë” mesatarja e kursit të këmbimit Euro-Lek, në vitin 2022, llogaritej në 118.9 lekë.
Nëse nisemi nga kjo mesatare e supozuar mund të themi se remitancat do të vlenin në 97 miliardë lekë, ose rreth 16.8 miliardë me shumë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026












