Lajme
Shqipëri: Mijëra emigrantë nuk fituan azilin, u kthyen edhe gjatë pandemisë
Që prej vitit 1990, në Shqipëri janë rikthyer rreth 96 mijë emigrantë.
Një numër shumë i vogël janë rikthyer me dëshirë, pasi pjesa tjetër u riatdhesuan, duke qenë se shtetet ku ata shkuan nuk ia aprovuan azilin. Deri në vitin 2011 u rikthyen rreth 34 mijë emigrantë, ndërsa pas këtij viti shifra pothuajse dyfishohet, shkruan Tch, përcjell Albinfo.ch.
Por vitin që lamë pas edhe pse në kohë pandemie, shtetet e Bashkimit Evropian, rikthyen dhjetëra shqiptarë, të cilëve u ishte refuzuar kërkesa për azil. Një pjesë, kryesisht në periferi dhe fshatra të vendit, do të shisnin shtëpitë edhe kafshët e punës , e për t’u larguar më pas nga vendi si azilkërkues.
Shpresa Metra është një nga shumë qytetarët e vendit, e cila në vitin 2016, iu drejtua Francës së bashku me familjen e saj, me synimin për të qëndruar dhe të kuronin djalin e tyre të sëmurë. Ata qëndruan një vit dhe u kthyen me dëshirë, por rikthimi do të ishte i vështirë.
“Kur u kthyem, burri humbi punën dhe ndenji dy vite pa punë, derisa e rifitoi punën përsëri. Ishte e vështirë ajo periudhë, pasi burri pa punë, vetëm me pensionin e fëmijës, të invaliditetit”, shprehet Shpresa.
Gazetari: Kush aplikonte më shumë për azil?
Shpresa: Kryesisht ata që kishin probleme ekonomike, probleme me gjakmarrjen. Kurse ne shkuam vetëm për punën e djalit.
Do ishte pikërisht 2015-a, ku një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve do t’u drejtoheshin shteteve të Bashkimit Evropian për të kërkuar azil, për arsye nga më të ndryshmet, por kryesisht për shkaqe ekonomike. Por rikthimi për ta qe i vështirë, pasi humbën punën dhe gjithçka me idenë se do të nisnin një jetë të re jashtë vendit, por u kthyen më të varfër seç ikën.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












