Shqipëria
Shqipëri: Vazhdojnë aksionet policore për lirimin e plazheve pa leje
Arrestimi ёshtё pjesё e operacionit tё filluar nё qershor tё kёtij vit, “Bregdeti Ynё” pёr marrjen e masave, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, brenda vijës së verdhë bregdetare në zonat urbane.
Njё person qё kryente ndёrtime pa leje nё zonёn e Ksamilit, tё qytetit tё Sarandёs ёshtё vendosur ditёn e sotme nё pranga.
Shtetasi me inicialet R.B. banues nё Lushnjё, u arrestua nё flagrancё, pasi sipas informacionit tё policisё, u konstatua duke ndёrtuar njё objekt me konstruksion metalik nё vendin e quajtur “4 Valltarët”, Ksamil.
Arrestimi ёshtё pjesё e operacionit tё filluar nё qershor tё kёtij vit, “Bregdeti Ynё” pёr marrjen e masave, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, brenda vijës së verdhë bregdetare në zonat urbane.
Në fillim të muajit korrik, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, renditi sukseset e fazës së parë të operacionit “Bregdeti Ynë”.
“Mbi 130 ndërtime pa leje të shembura, si dhe rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte janë vendosur nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil”.
“Po ashtu”, tha ai “kemi detyrimin të mbrojmë këtë pasuri tonën të përbashkët dhe të çojmë para drejtësisë shkelësit e ligjit. Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje. Të mos e mendojë më askush”.
Ministri Çuçi bëri me dije se pas bregdetit, IKMT dhe Policia e Shtetit do të vijojnë punën për pastrimin e territorit nga ndërtimet pa leje “edhe në zona të tjera të vendit”, raportin Ap, përcjell Albinfo.ch.
Pas ndryshimeve të fundit në Kodin Penal, ndëshkimi për ata që ndërtojnë pa leje është ashpërsuar.
Për herë të parë, ligji parashikon penalitete, jo thjesht për subjektin, por për të gjithë zinxhirin ndërtimor.
Për sa i përket kontrollit dhe mbrojtjes së territorit, Shqipëria pritet të hyjë në një fazë të re përmes përdorimit të dronëve dhe pajisjeve të tjera të teknologjisë së lartë.
“Aksioni do të shtrihet në fshatrat turistikë, në akset nacionale, në zonat e mbrojtura, si dhe ndërtimet buzë liqeneve dhe lumenjve”, tha për AP-në numri një i IKMT-së tashmë në Shkodër, Guri Seferi.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











