Lajme
Shqipëria në luftë me përmbytjet, angazhohet ushtria
Forcat e Armatosura Shqiptare kanë angazhuar rreth 180 forca, mbi 20 mjete të ndryshme dhe një helikopter “Cougar” për përballimin e situatës
Reshjet e pandërprera të shiut kanë krijuar vërshime dhe dalje të lumenjve nga shtrati edhe në Republikës e Shqipërisë. Raportohet se brenda pak orësh të reshjeve të shiut, disa zona të kryeqytetit janë përmbytur, ndërsa lumi “Lana” ka dalë nga shtrati dhe ka shkaktuar përmbytje në një pjesë të Tiranës.
“Situata është problematike me të dy lumenjtë. Si me lumin e Tiranës dhe me lumin Lana, të cilët janë në limitet maksimale të kapacitetit të tyre përthithës. Qytetarët që gjenden në zonat pranë lumenjve duhet të kenë kujdes dhe të lajmërojnë administratorët e njësive përkatëse”, tha nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.
Po ashtu nga vërshimet ka pësuar edhe qarku i Elbasanit. Atje është kërkuar nga Shtabi i Emergjencave që disa familje të evakuohen nga shtëpitë e tyre, kurse fshatrat që gjenden rreh lumit “Shkumbin”, janë të rrezikuara pasi që ky lum ka dalë nga shtrati duke përmbytur dhjetëra hektarë toka bujqësore.
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë gjithë territorin shqiptar, që në orët e para të së mërkurës, veç përmbytjeve në disa qarqe, kanë shkaktuar dhe rrëshqitje të dheut në Rrugën e Kombit. Për disa orë, rruga që lidh Shqipërinë me Kosovën ka qenë e bllokuar në njërin krah, pasi gurë të shumtë dhe dheu kishin bllokuar tërësisht një korsi të kësaj rruge.
Ministria e Punëve të Brendshme në Shqipëri ka bërë të ditur se deri në orët e mbrëmjes gjendja është nën kontroll, por se prezenca e madhe e ujit është vënë re në shumë zona, si në Tiranë, Lezhë, Shkodër… Deri më tani, janë bashkuar Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe me pushtetin lokal, për të ndjekur nga afër situatën e krijuar
Kurse deri tani Forcat e Armatosura Shqiptare kanë angazhuar rreth 180 forca, mbi 20 mjete të ndryshme dhe një helikopter “Cougar” për përballimin e situatës.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët Mes thirrjeve për të futur kufizime të alkoolit në pistat e skive zvicerane, mbështetësit po shqyrtojnë... -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025











