Shqipëria
Shqipëri: Në shkurt, 19.2 miliardë lekë për biznese e individë
Bankat kanë dhënë me shumë kredi për ekonominë shqiptare. Rritja e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë duket se nuk ka dhënë efekte të forta në ngadalësimin e kreditimit. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në shkurt sistemi bankar ka shpërdarë një hua në një vlerë prej 19.2 miliardë lekësh, duke pësuar një rritje me rreth 5 % nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë në krahasim me muajin janar të këtij viti janë dhënë rreth 3 miliardë lekë më tepër.
Në dy muajt e parë të këtij viti bankat kanë dhënë 35.8 miliardë lekë financime për ekonominë. Individët kanë marrë më tepër hua dhe në krahasim me të njëjtën periudhë, kredia e dhënë për qytetarët ka pësuar një rritje me rreth 11% .
Financimi i qytetarëve ka qenë kryesisht për blerje banesash.
Sipas shifrave të huave të reja për individë, 3.8 miliardë rezultojnë për blerje banese përgjatë muajit shkurt 2023 ose më shumë se gjysma e vlerës së huave që janë marrë nga individët përgjatë shkurtit, kanë qënë me qëllim për blerje banese.
Pritshmëritë janë që vitin e ardhshëm inflacioni të rikthehet në objektiv më 2024, çka do të ndikojë edhe në uljen e normave të interest nga Banka Qendrore./abcnews
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës











