Shqipëria
Shqipëri: Policia, e pranishme në gjithë vijën bregdetare
Rama paralajmëron konfiskim të çadrave e shezloneve të subjekteve që operojnë pa leje
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një konferencë për shtyp se “Policia e Shtetit do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare dhe do të konfiskojë në vend çdo lloj çadre, shezloni apo strukture tjetër ndihmëse që nuk është e përputhur me bazën dokumentare të subjektit”.
Rama tha se “jo të gjitha subjektet private duan ta kuptojnë si funksionon ky proces, në ndonjë rast edhe vetë ndonjë bashki e caktuar nuk e ka kuptuar procesin apo nuk do ta kuptojë duke krijuar konfuzion dhe premisa për konflikte”.
Por, tha Rama, “një gjë është e padiskutueshme se, ajo që është përcaktuar si kornizë e këtij procesi do të zbatohet me hir ose me pahir”.
“Dua t’u bëj thirrje sot të gjitha atyre subjekteve që nuk janë në rregull me dokumentacionin dhe kanë operuar me teorinë e faktit të kryer që të largohen nga sipërfaqet që nuk u takojnë me ligj dhe me rregull”, tha Rama, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
Rama tha se “plazhet janë të popullit, të qytetarëve dhe për aq sa subjektet private janë të përfshira në procesin e garantimit të sezonit turistik, janë edhe të tyre si përgjegjësi, aty ku është njohur ligjërisht”.
Kryeministri theksoi se “është shumë e qartë edhe nga pikëpamja financiare kjo skemë e re e administrimit të hapësirës së plazheve ka krijuar më shumë të ardhura dhe për sektorin publik, institucionet publike, bashkitë dhe më shumë hapësira për qytetarët që nuk duan të jenë pjesë e hapësirave ku plazhi administrohet nga privati”.
“Besoj se përtej disa rasteve që janë bërë publike apo edhe disa rasteve të tjera që nuk janë bërë publike, por janë problematike, në tërësi baza është pozitive, por duhet konsolidohet që piku i sezonit, korriku dhe gushti të jenë absolutisht të garantuara në këtë aspekt”, tha Rama.
“U përsëris subjekteve që nuk janë aty, ku janë vendosur me teorinë e faktit të kryer, duhet të largohen vetë dhe të mos humbasin edhe atë bazë materiale që kanë siguruar se do t’ju merret dhe nuk do t’u kthehet më mbrapsht si mjet uzurpimi i paligjshëm i hapësirës që nuk është e tyre, por është e publikut, e qytetarëve”, tha Rama.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka konfirmuar se dekada e fundit ka qenë më e nxehta e... -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana










