Shqipëria
Shqipëri, protestë kundër rritjes së çmimeve
Duket se valës së protestave që ka përfshirë Shqipërinë ditët e fundit i janë bashkuar ditën e sotme edhe studentët e Tiranës dhe Korçës, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë bojkotuar mësimin dhe janë ngritur në protestë, ndërsa në shenjë kundërshtie për rritjen e çmimit të karburanteve dhe të produkteve ushqimore kanë marshuar drejt qendrës së Tiranës.
Me thirrjet “UBT proteston”, “Ngrihuni nga kafja”, “Fikni makinat”, ata janë nisur nga Universiteti drejt Tiranës.
Protestës i janë bashkuar edhe qytetarë të Tiranës. Ndërkohë, policia u ka kërkuar protestuesve që të qëndrojnë vetëm në zonat e këmbësorëve, në mënyrë të që të mos bllokohet qarkullimi i automjeteve.
Më herët sot dhe studentë nga Universiteti “Fan Noli” në Korçë u ngritën në protestë, ndërsa kërkuan uljen e çmimit të karburantit, por dhe të produkteve të tjera.
Protesta në Korçë vazhdon e përkrahur edhe nga qytetarët e thjeshtë.
Prej tre ditësh Shqipëria është përfshirë nga protesta në disa qytete, ku i kërkohet qeverisë që të ndërhyjë për uljet e çmimeve.
Protestat më të mëdha kanë qenë në Tiranë, përpara godinës së Kryeministrisë.
Pjesë e protestës sot Organizata Politike ka publikuar pamje nga protesta e studentëve në Tiranë.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit












