Shqipëria
Shqipëri: Rriten me 40% daljet e shqiptarëve jashtë vendit për pushime
Gati 6 milionë shqiptarë dolën nga Shqipëria vitin e shkuar.
Bashkë me rekordin në hyrje, edhe shifrat e atyre që zgjodhën që t’i kalonin jashtë pushimet shënuan nivelet më të larta historike.
Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se nga më pak se 4.2 milionë më 2021, shifra u rrit me mbi 40 për qind në 12-mujorin lënë pas.
Për kryetarin e Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, rritja i dedikohet sa shtimit të linjave direkte me çmime më të ulëta, aq edhe mungesës së kapaciteteve akomoduese në vend.
“Si arsyen kryesore do të rendisja lirimin e masave nga pandemia. Por, për pushimet familjare mendoj se çmimet më të lira të strukturave akomoduese në vendit e rajonit kanë joshur shumë shqiptarë”, shprehet Rrahaman Kasa, Unioni Turistik Shqiptar.
Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se shqiptarët nuk kanë kursyer as shpenzimet për pushime vitin e shkuar, të cilat përllogariten në mbi 1.3 miliardë euro.
Kjo shifër e parave të harxhuara është gati 30 për qind më e lartë se në po të njëjtin hark kohor të 2021-shit.
“Shqiptarët nuk njihen si “turistë të këqij”. Ne kemi disa lloj kategorizimesh në varësi të rajoneve. Ndonëse popull i varfër, shqiptarët nuk kursehen kur vjen puna te pushimet”, shprehet Kasa.
Pjesa më e madhe shqiptarëve që dolën nga vendi zgjodhën rajonin, kryesisht Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut me paketa turistike ndjeshëm më të lira.
Gjithashtu, Madridi e Barcelona në Spanjë, Milano e Roma në Itali apo Abu Dhabi e Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe tërhoqën një pjesë të mirë të turistëve shqiptarë./A2
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












