Shqipëria
Shqipëri: Rriten për tre herë eksportet drejt Zvicrës
Eksportet shqiptare drejt Zvicrës u rritën mbi tre herë gjatë tremujorit të parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Referuar të dhënave të publikuara në raportin mbi tregtinë e jashtme gjatë periudhës janar-mars eksportet shqiptare llogariten në 642 milionë lekë, nga 189 milionë lekë që ishin në tremujorin e parë të 2020-ës, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
Ndryshe nga eksportet, importet shënuan rënie gjatë periudhës. Nga 3.3 miliardë lekë mallra që u importuan në tremujorin e parë të 2020-ës, në periudhën janar-mars të këtij viti u importuan 2.9 miliardë lekë.
Shqipëria eksporton më së shumti në Zvicër prodhime bujqësore, materiale ndërtimi dhe metale.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton Marsi ndoshta nuk është muaji më i preferuar për banorët e Zvicrës, sepse këtu vjen taksapaguesi.... -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura -
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën











