Shqipëria
Shqipëri: Sali Berisha, në prag të arrestimit
Këshilli i Mandateve në Shqipëri i dha autorizimin Prokurorisë së Posaçme që t’i paraqesë gjykatës kërkesë arresti për Sali Berishën.
Arben Kraja dhe Irena Millonai shkuan përpara deputetëve për të prezantuar kërkesën për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës. Argumenti i tyre i vetëm ishte refuzimi që Berisha i kishte bërë drejtësisë dy muajt e fundit.
“Kemi ardhur këtu pasi personi në hetim nuk ka zbatuar në mënyrë të përsëritur vendimet e gjykatave”, tha Arben Kraja, transmeton A2, përcjell albinfo.ch.
Këtyre akuzave Sali Berisha zgjodhi që t’u përgjigjej nëpërmjet avokatëve të tij.
“Nuk ka asnjë çështje korrupsioni në gjykatat shqiptare, ku organi i akuzës me gjithë këtë këmbëngulje që bën të tregojë se kush e korruptoi zotin Berisha”, tha avokati i Berishës.
Vendimarrja e Këshillit të Mandateve do të shkojë për votim të enjten në Parlament, ku edhe aty miratimi kërkesës duket thjesht procedurë. Por pavarësisht kësaj, Berisha është i bindur se SPAK ka shkelur procedurat ligjore dhe pret një vendimmarrje nga Gjykata Kushtetuese.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Zvicër
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros Çmime konfuze në Migros, ndërhyn SECO... -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso













