Shqipëria
Shqipëri: Sheshet e zbrazëta dhe pak fishekzjarre
Në mbrëmjen e djeshme u shënua ardhja e vitit 2021, duke lënë një vit pas, jo aq të mirë.
Shqiptarët në Shqipëri kanë gjetur gjirin e familjes si ngushëllim, teksa festimet kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit.
E pakët është paraqitur situata në spektaklin e fishekzjarrëve të përvitshëm, ku i gjithë momenti ka zgjatur vetëm pak minuta.
Në Tiranë spektatorët e vetëm të fishekzjarrëve në sheshin “Skënderbej” ishin policët, ndërkohë që qytetarët nuk kanë qenë të pranishëm për shkak të kufizimeve.
Në qytetin bregdetar të Vlorës, vlonjatët kanë dhuruar momente mjaft të bukura në shoqërinë e qiellit që ndriçonte prej fishekzjarrëve. Por, pavarësisht kësaj, gjithsesi rrugët ishin thuajse bosh.
E vetmja gjë që i shoqëronte fishekzjarrët fierake ishte shiu. I gjithë qyteti ishte në heshtje totale dhe oshëtinin zhurmat e lëndëve plasëse.
Qytetarët e Gjirokastrës janë treguar më dorë lëshuar kur ka ardhur puna te festimet, duke dhuruar spektakël magjik. E njëjta situatë është shënuar edhe në Sarandë, Elbasan, Lushnjë, por qytetarët që festonin në sheshe mungonin gjithmonë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve Alarm për dhunën ndaj fëmijëve, rritje e rasteve në Cyrih... -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe













