Shqipëria
Shqipëri: Shumë turistë të huaj por pak të akomoduar në hotele e bujtina
Vetëm 8 për qind e të huajve që hynë në Shqipëri në maj fjetën në një nga hotelet, bujtinat apo apartamentet me qira të vendit. këto janë të paktën të dhënat zyrtare.
Kjo pasi një pjesë e mirë e atyre që hyjnë në vend ose janë kalimthi, ose akomodohen në struktura informale.
INSTAT tregon se në maj, nga mbi 705 mijë të huaj që hynë në vend, vetëm 57 mijë e 958 apo thënë ndryshe 8.2 për qind e totalit u akomoduan. Pjesa tjetër ndahet midis atyre që janë vetëm kalimthi në vend dhe strukturave akoma informale, transmeton A2 përcjell albinfo.ch.
“Sot ne kemi struktura akomoduese gjysmë-plotë, për të mos thënë edhe bosh. Kjo tregon vërtetë situatën dhe siç e kemi thënë më shumë ne jemi vend transit. Kjo mund të vijë edhe si pasojë e shtimit të numrit të strukturave akomoduese që nuk janë të përfshira në sistemin e integruar të turizmit, por gjithsesi mund të themi që shumë pak të huaj flenë në Shqipëri”, tha pedagogu në departamentin e turizmit, Ferjolt Ozuni.
Krahasuar me një vit më parë, numri i turistëve të huaj të akomoduar në maj është rritur me 38 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.
“Nëse marrim të mirëqenë standardin dhe metodologjinë e zbatuar edhe vitet e tjera, duket të pranojmë se kemi rritje. Kemi më shumë të strehuar dhe rrjedhimisht më shumë përfitime financiare për ekonominë e vendit”, shtoi Ozuni.
Të dhënat e INSTAT tregojnë ndërkohë se pjesa më e madhe e turistëve të huaj, mbi 41 për qind u akomoduan në hotelet dhe apartamentet me qira kryesisht në Vlorë, Himarë dhe Sarandë.
Në Tiranë, Durrës dhe Elbasan qëndruan mbi 38 për qind e turistëve, ndërsa pjesa tjetër u akomoduan në bujtinat e veriut të vendit.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












