Shqipëria
Shqipëri: Tuneli, i cili shkurton rrugën Tiranë-Sarandë për 3 orë
Ndërtimi i këtij tuneli pritet të shkurtojë udhëtimin Tiranë- Sarandë për tri orë kohë
Puna vijon për ndërtimin e tunelit të Skërficës përgjatë rrugës Kardhiq-Delvinë. Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton në 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë.
Kështu është njoftuar nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anilda Denaj, përmes një postimi në median sociale Twitter, të shtunën e 3 qershorit.
Tre ditë më parë, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) informoi se gjysma e punimeve për ndërtimin e tunelit të Skërficës ka përfunduar, transmeton AP, përcjell Albinfo.ch.
Sipas njoftimit të ARRSH-së, Tuneli i Skërficës në aksin Kardhiq-Delvinë ka një gjatësi 1.3 kilometra. Gjithashtu shoqërohet edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670 metër, “duke përmbushur kështu të gjitha kushtet e sigurisë”.
Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndau disa pamje nga ndërtimi i këtij tuneli që pritet të shkurtojë udhëtimin Tiranë- Sarandë për tri orë kohë.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka konfirmuar se dekada e fundit ka qenë më e nxehta e... -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana











