Shqipëria
Shqipëri: Zbulohen mashtrimet për punësim, 1500 euro për një vizë pune në Suedi
Mashtrimi për viza në vendet e Europës është fenomeni më i fundit, ku mijëra shqiptarë e kanë pësuar.
Në javët e kaluara, Fiks Fare tregoi me zë dhe figurë, sesi agjencia e punësimit B&M Group në Tiranë mashtronte shqiptarët se u siguronte kontrata pune për në Angli. Telefonata të shumta vazhdojnë të mbërrijnë në redaksinë e Fiksit për këtë agjenci.
Ndërkohë, një rast tjetër mashtrimi, ka mbërritur në redaksinë tonë, që bën fjalë për punësim në Suedi. Kësaj radhe, një person hiqej sikur siguronte kontrata pune në veri të Europës. Skema është e njëjtë, e denoncuar disa muaj më parë nga Fiks Fare. Personi merrte paratë, u linte mjetet e identifikimit qytetarëve dhe zhdukej.
Mashtruesi i ka marrë 1500 euro një qytetari, të cilin do e punësonte shofer te i vëllai në Suedi. Ai i ka dhënë 1500 euro, ndërkohë që mashtruesi për t’u bërë i besuar i ka lënë pasaportën dhe certifikatën e tij. Por, personi nuk shkoi kurrë në Suedi, ndërsa qytetari tashmë ka në dorë vetëm pasaportën e mashtruesit.
Një 40 vjeçar tha për Fiks Fare se në vitin 2018 ka rënë pre e mashtrimit nga një person i quajtur Emirjan Gilani për vizë pune në Suedi.
“Gilani më tha se ka vëllanë në Suedi dhe ka një kompani të regjistruar në atë vend. Vendi i punës ishte shofer kamioni, ndërkohë që Emirjan Gilani më ka kërkuar një shumë prej 1500 euro” thotë denoncuesi.
Më tej saktëson se e ka takuar disa herë këtë person. Madje, ai i ka mbushur mendjen se vërtetë kishte vëllanë në atë vend.
“I kam dhënë plot 1500 euro. Mashtruesi për t’u bërë i besuar, më ka lënë pasaportën dhe certifikatën e tij” vijon ai, teksa në dorë ka vetëm mjetet e indetifikimit të këtij personi. “Më shkroi edhe një copë letër ku saktësonte se më mori këtë shumë borxh dhe do mi kthente për disa javë. Jo disa javë, po kanë kaluar vite edhe unë s’kam marrë kurrë paratë e mia” përfundon denoncuesi.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë Tragjedia në Austri: Viktimat nga Kosova sot përcillen për në banesën e fundit... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër












