CH-Ballkani
Shqipëria, 1.1 miliard nga turizmi
Gjysmë miliardi euro nga turistët dhe vizitorët e huaj hynë në Shqipëri për qëllime biznesi vetëm në tremujorin e tretë të vitit. Këto të dhëna janë publikuar nga Banka e Shqipërisë në bilancin tremujor të pagesave, raportojnë mediat në Tiranë.
Sipas të dhënave, për periudhën korrik-shtator, që përbën dhe pikën e sezonit turistik, vizitorët e ardhur nga jashtë shpenzuan 521 milionë euro në Shqipëri, ose 25 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Ndërsa për të gjithë 9 mujorin ekonomia ka përfituar nga shpenzimet e udhëtarëve që hyjnë nga vendet e tjera 1 miliard e 161 milionë euro, ose mbi 15 për qind më shumë se një vit më parë, përcjell albinfo.ch.
Ky është niveli më i lartë i të ardhurave që është regjistruar ndonjëherë nga udhëtimet, çka sinjalizon se gjatë këtij viti turizmi mund të jetë shndërruar në një nga sektorët kyç që ka udhëhequr rritjen ekonomike.
Një ditë më parë Instituti i Statistikave raportoi se pikërisht gjatë tremujorit të tretë të vitit ekonomia shtoi 18 mijë e 600 vende të reja pune.
Të dhënat e detajuara tregojnë se një pjesë e mirë e punësimeve të reja kanë ardhur nga sektori i shërbimeve, që është i lidhur ngushtë me turizmin.
Por, veç kontributit në rritjen ekonomike dhe punësim, shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat e gjeneruara nga turizmi ishin burimi kryesor që kompensuan deficitin e lartë tregtar të ekonomisë, si diferencë mes vlerës së importeve dhe asaj të eksporteve.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë Rritja fillestare e disponueshmërisë së produkteve vegane dhe vegjetariane në supermarketet zvicerane po qetësohet. Migros ka... -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut











