Shqipëria
Shqipëria destinacion i preferuar i polakëve
Duke qenë se destinacionet më të rezervuara të polakëve janë bregdeti dhe malet, interesi për të vizituar Shqipërinë është rritur me shpejtësi
Agjencitë e udhëtimit në Poloni po raportojnë një rritje të shpejtë të interesit për turizmin ndërkombëtar, zbulon Rzeczpospolita, një gazetë polake.
“Ka një shpërthim të vërtetë në interesin për të vizituar Shqipërinë”, tha Piotr Henicz, zëvendëspresident i Itaka-s, agjencia më e madhe polake e udhëtimeve, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
Gazeta, gjithashtu, vuri në dukje se çmimet në Poloni janë më të larta këtë vit, e njëjtë si dy vjet më parë dhe kalimi i pushimeve atje është i shtrenjtë.
Sipas një artikulli të botuar, rezervimet janë rritur me 32 %, të krahasuara me javët e para të qershorit 2021, të nxitura edhe nga çmimet më të ulëta të ofruara dhe heqja e kufizimeve antiCOVID-19.
Qeveria shqiptare ka hequr të gjitha kufizimet e lidhura me pandeminë për turistët e huaj, të cilët vizitojnë vendin.
Asnjë test COVID-19, provë antitrupash, pasaportë vaksine ose ndonjë dokument tjetër në lidhje me virusin nuk është i nevojshëm për të vizituar Shqipërinë, që nga 1 qershori.
Gjithashtu, është hequr edhe kërkesa për një karantinë 14-ditore, kur hyn në vend.
Një pjesë e madhe e turistëve polakë vijnë në Shqipëri përmes paketave turistike, ndërsa të tjerë vijnë edhe në rrugë tokësore me autobusë apo automjetet e tyre.
Në këtë mënyrë ata kanë mundësi të shëtisin në qytete të ndryshme të vendit, duke vizituar, përveç plazheve, edhe monumente të ndryshme kulturore.
Polakët, një nga grupet më të rëndësishme të turizmit të organizuar në vend, janë të lokalizuar kryesisht në zonën e Golemit, por po frekuentojnë së fundmi edhe Vlorën apo Sarandën.
Numri i turistëve nga Polonia ra me 81% në vitin 2020, për shkak të shpërthimit të pandemisë, duke regjistruar në total vetëm 244 000, ndërkohë që në vitin 2019 ishin 133 000 turistë nga Polonia.
Këtë vit agjencitë turistike shpresojnë që vendin ynë të vizitohet nga më shumë se 200 000 turistë polakë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











