Zhvillim
Shqipëria, destinacion me rëndësi për italianët
Turizmi shqiptar është i preferuar edhe për italianët, që gjithnjë e më shumë po e vizitojnë plazhin shqiptar si një nga vendet e zgjedhura të tyre për t’i kaluar pushimet
Shqipëria po synon të shndërrohet destinacion turistik për italianët. Pas disa dekadash izolimi, vendi i vogël ballkanik kishte hyrë në “Rough Guides”, si nga dhjetë destinacionet më atraktive për vitin 2016, shkruan agjencia e lajmeve italiane “ansa.it”.
Kjo ka kapur vëmendjen e operatorëve turistik, me vendpushime të tilla si Vlora e Saranda, dy ture të propozuara nga marka “Francorosso”, përcjell albinfo.ch.
Ministrja e Turizmit, Milva Ekonomi ka thënë se në vitin 2016 ka pasur rritje të madhe të turizmit, me 4.3 milionë turistë, apo 15 % se në vitin 2015. Turizmi është një nga sektorët ndër më të rëndësishmëm ekonomikë, me një qarkullim prej 1.5 miliard euro. Rritja e fluksit ka ardhur nga vendet fqinje si Kosova e Maqedonia, por edhe nga Gjermania, Polonia dhe Italia.
Shqipëria nga viti 2014 është një kandidat për anëtarësimin në BE, dhe është dy javë para zgjedhjeve të përgjithshme.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?












