Zhvillim
Shqipëria dhe Maqedonia, me ofertat turistike më të lira në Evropë
Shërbimet hoteliere dhe ato të restoranteve për të cilat në Austri duhet të paguash 100 euro, në Shqipëri dhe në Maqedoni kushtojnë 37.9 euro
Peizazhe përrallore dhe megjithatë çmime (ende) minimale. Sipas analizës së bërë nga fondacioni austriak Hans Böckler, Shqipëria dhe Maqedonia janë dy vendet që aktualisht ofrohen me çmimet më të volitshme në Evropë për turistët, shkruan heute.at.
Konkretisht, shërbimet hoteliere dhe ato të restoranteve për të cilat në Austri duhet të paguash 100 euro, në Shqipëri dhe në Maqedoni kushtojnë 37.9 euro, transmeton albinfo.ch. Po ashtu në këtë kategori hyjnë edhe disa vende të tjera ballkanike si Bullgaria, Serbia dhe Rumania, ku për shërbimet e njëjta duhen paguar nga 39.4 deri në 46.1 euro.
Nga ana tjetër dukshëm më shtrenjtë se në Austri kushton oferta e ngjashme në vendet më të shtrenjta evropiane. Kështu, në Islandë duhet paguar 163 euro ndërsa në Norvegji 153 dhe në Zvicër 148 euro, gjithnjë për shërbime të ngjashme në hotele dhe në restorante.
Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia me çmimet në mes 90 dhe 97 euro bëjnë pjesë në mesataren evropiane, përcjell albinfo.ch. Në këto vende mund të kalohet pak më lirë se në Austri dhe shumë më lirë se në Zvicër, Norvegji dhe Islandë. Por, sigurisht, dukshëm më shtrenjtë se në Shqipëri, Maqedoni e Bullgari.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?














