Kosova
Shqipëria do të dërgojë trupa shtesë në Kosovë
Shtimi i trupave të KFOR-it në Kosovë po ndodh veçanërisht pas sulmit terrorist serb më 24 shtator në Banjskë, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, thotë se rreziku për ndonjë sulm tjetër nga Serbia mund të jetë permanent.
Ai po ashtu ka bërë të ditur në një intervistë për Kosovapress se Shqipëria vitin e ardhshëm do të sjellë edhe 40 trupa shtesë në kuadër të KFOR-it.
“Ne kemi një numër të caktuar të ushtarëve, në fakt, kemi mbi 100 ushtarë në Pejë dhe në komandën e KFOR-it. Kam pasur takim me komandantin e KFOR-it dhe Shqipëria gjithmonë i ka qëndruar mendimit që KFOR-i duhet të forcojë praninë e tij dhe të jetë i pranishëm kudo në Kosovë për të realizuar misionin e tij që ka për siguri dhe të paqes për të gjithë qytetarët në Kosovë. Mendoj se KFOR-i po e bën këtë, ka rritur forcat dhe prania e tij në veri të Mitrovicës ndjehet më shumë, pikërisht duke parë edhe rrezikun, por nga ana tjetër edhe duke pasur idenë e tyre për të zbatuar sa më mirë misionin që ata kanë në Kosovë. Ne do të sjellim sërish trupa vitin tjetër. Kështu Shqipëria edhe në vitin tjetër do të sjellë trupa shtesë në kuadër të KFOR-it për të qenë gjithmonë brenda detyrimeve të saj që ka si një shtet anëtar i NATO-s dhe aleat i fuqishëm i perëndimit. Ne në vitin tjetër do të sjellim edhe 40 forca”, deklaron Malaj, përcjell albinfo.ch.
Ambasadori shpreh shqetësimin e tij për një sulm tjetër nga ana e Serbisë.
“Përderisa flet presidentja e Kosovës dhe strukturat e tilla të një shteti, i cili është mirë i organizuar, pa dyshim që ata kanë informacionin e duhur dhe i dinë shumë mirë këto gjëra. Unë nuk kam informacionin e duhur, ndoshta për detaje, por di që rreziku mund të jetë permanent. Prandaj, duhet bëhen disa hapa. Nuk mund të shkojmë askund duke pasur vetëm konflikte. Patjetër që dialogu ka sjellë marrëveshje, ato kërkojnë zbatim të dyanshëm. Në rastin konkret Kosova ka bërë atë që duhet dhe po bën hapat e duhur për këtë gjë”, thekson Malaj, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












