Shqipëria
Shqipëria e fundit me rritjen ekonomike në rajon, radhitet pas Kosovës
Në raportin e publikuar nga Banka Botërore për vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria del me rritjen më të ulët ekonomike, duke u radhitur kështu edhe pas Kosovës, transmeton Albinfo.ch.
Rritja e çmimeve do të godasë më fort se Shqipërinë se vendet e tjera të rajonit. Ky është projeksioni i Bankës Botërore, e cila parashikon se ekonomia në vitin e ardhshëm do rritet me vetëm 2.3%, më e ulëta në krahasim me pesë vendet e tjera.
“Shqipëria duhet të bëjë kujdes me politikat fiskale. Ka kaluar disa sfida, si pandemia dhe tërmeti dhe sërish po vazhdon rritjen. Kjo është diçka pozitive, por tani është një moment i vështirë, ku duhet të ketë në balancë subvencionet dhe borxhin publik. Ne vëmë theksin që vendi menjëherë duhet të ktheje sytë nga arsimi dhe të investojë sa më shumë në këtë drejtim”, thuhet mes tjerash në raport.
Andaj, Shqipërisë I sugjerohet të bëjë shumë kujdes me buxhetin e vitit të ardhshëm, pasi borxhi publik është në nivele të larta. Financimi i tij me eurobonde dhe interesa të tjera bëhet edhe më i vështirë në kushtet kur normat e interesit po rriten me shpejtësi në tregjet ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë










