Kosova
Shqipëria e Kosova, me konsullata të përbashkëta
Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës, Gent Cakaj dhe Behgjet Pacolli, kanë nënshkruar marrëveshjen ndërministrore për bashkim të përfaqësive diplomatike e konsullore dhe për bashkëpunim strategjik në fushën e politikës së jashtme, përcjell albinfo.ch.
Ministri Cakaj deklaroi se marrëveshja ka katër shtylla kryesore: politike, diplomatike, profesionale dhe kulturore.
“Republika e Shqipërisë nga sot e tutje merr përsipër jo thjesht afirmimin deklarativ, por edhe përfaqësimin e drejtpërdrejtë, mbrojtjen konkrete dhe afirmimin pa kushte të qëndrimeve zyrtare të Republikës së Kosovës në të gjitha instancat ndërkombëtare, ku përfaqësimi i Kosovës për shkaqe objektive është i pamundur. Kemi vendosur edhe ngritjen e Këshillit të përbashkët për planifikim strategjik, i cili ngarkohet me detyrën e përcaktimit të prioriteteve strategjike dhe propozimin e rregullt të politikave të rëndësisë kombëtare. Kosova dhe Shqipëria tani e tutje nuk do të veprojnë si një trup i unifikuar, por edhe me një qasje aktive në botën e jashtme”, ka deklaruar Cakaj.
Ai shtoi se dy vendet nga sot e tutje fillojnë punën për të pasur ambasada dhe konsullata të përbashkëta anembanë botës.
Kurse ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, deklaroi se operimi i dy vendeve si një trup i vetëm do të sjellë më shumë rezultate.
“Ka një mori vendesh ku ne operojmë si dy entitete dhe unë mendoj se kjo është e tepërt. Ne duhet që këto energji t’i bashkojmë dhe të veprojmë së bashku, që ne të kemi përfaqësi të përbashkëta”, ka thënë Pacolli.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën











