Lajme
Shqipëria e vetmja që blenë patatet e Kosovës
Serbia që ishte alternativë e grumbullimit të patateve, të cilat nuk i pranonte tregu shqiptar, këtë vit nuk ka nevojë për patate e Kosovës
Prodhuesit e patates në Kosovë sivjet mund të ndihen më komod, sepse tregu i shitjes duket se është i garantuar. Skenat tmerruese kur patatet u hodhën nëpër kontejnerë dhe përskaj lumenjve, duke se nuk do të përsëritën më sepse tregu në Kosovë dhe në Shqipëria është i gantuar.
Kështu të paktën shpresojnë kultivuesit e patates në Kosovës. Sivjet thonë se edhe rendimenti është më i mirë.
Ndërkaq, Serbia që ishte alternativë e grumbullimit të patateve, të cilat nuk i pranonte tregu shqiptar, sipas tyre këtë vit nuk ka nevojë për patate e Kosovës.
Çmimi aktual për një kilogram patate, siç raporton Tribuna, me shumicë sillet nga 20 deri 26 cent. Kurse, në tregun me pakicë ai është nga 60 deri 80 cent për kilogram. E, vitin e kaluar bujqit ishin ballafaquar me problemin e shitjes së patates. I vetmi treg për eksport të saj ishte Shqipëria.
Megjithatë, çmim në tregun e pakicës konsiderohet shumë i lartë për qytetarët e Kosovës, rreth 40 për qind e të cilës janë të papunë. Vitin e kaluar problemi me shitjen e patates vendore u shkaktua, pasi që në tregun e Kosovës u sollën patate nga vendet tjera me çmime shumë më të lira
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











