Shqipëria
Shqipëria, gati për negocimin e kapitujve të anëtarësimit me BE-në
Tashmë lufta kundër korrupsionit në Shqipëri është bërë kaq e sofistikuar dhe kaq e fuqishme sa vendi është i gatshëm të fillojë negocimin e kapitujve të anëtarësimit me Bashkimin Europian, deklaroi GRECO në një raport të botuar dje, sipas europeanwesternbalkans.com.
Në sesionin e 85-të plenar të GRECO-s, një organ që monitoron arritjet në fushën e korrupsionit në Shqipëri, u diskutua raporti i dytë, duke u përqendruar në “Parandalimin e korrupsionit në lidhje me anëtarët e Parlamentit, gjyqtarët dhe prokurorët”.
Sipas këtij raporti, gjatë këtyre katër vjetëve që Ministria e Drejtësisë është emëruar si Koordinatore Kombëtare për çështjet e korrupsionit, ky raport pa dyshim shënon arritjen më të lartë të Shqipërisë në përmbushjen e rekomandimeve, jo vetëm në nivelin kombëtar, por edhe në atë rajonal, pasi arriti të përmbushë 9 nga 10 rekomandimet, raporton ATSH.
Dy vjet më parë, në raportin e mëparshëm në lidhje me Raundin IV të Vlerësimit për Shqipërinë, të miratuar në qershor 2018, GRECO vlerësoi se Shqipëria plotësoi vetëm 4 nga 10 rekomandimet.
Qëllimi i seancës plenare të djeshme ishte të vlerësonte progresin e Shqipërisë në përmbushjen e rekomandimeve të GRECO-s për parandalimin e korrupsionit, miratimin dhe zbatimin efektiv të kornizës ligjore për etikën në Kuvend, krijimin e strukturave përgjegjëse për etikën në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë si dhe krijimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s Gjermani: Shqiptari Blendi Krasniqi siguron ulëse në kuvendin komunal të Nidda-s... -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani -
Finlandë
Hana Orllati kalon fazën e dueleve në “The Voice of Finland”
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga pa trashëgimtarë, pasuria e 91-vjeçarit i kalon shtetit në Zvicër Fati i pazakontë i një pasurie, miliona franga ndahen mes kantonit dhe komunës... -
Një në gjashtë zviceranë ka konflikte me fqinjët -
Kjo kompani ajrore në Zvicër ofron deri në 15 mijë euro për largim vullnetar -
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore














