Lajme
Shqipëria godet një rrjet krimi, po trafikonin emigrantë drejt BE-së
Në kuadër të një operacioni policor të koduar ‘Perimetri’, autoritetet policore të Shqipërisë kanë goditur një grup trafikantësh, të cilët po trafikonin në mënyrë të paligjshme 18 emigrantë drejt shteteve te BE-së, raporton Albinfo.ch.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se ky operacion goditi një veprimtari kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
“Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
• E. I., 29 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë.
• A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë.
29-vjeçari është kapur në afërsi të fshatit Stropckë, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin furgon tip “Volkswagen”, 18 emigrantë të paligjshëm, i cili në bashkëpunim me shtetasin A. P., (në rolin e shoqëruesit) iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 100 euro për secilin prej tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, bëjnë të ditur autoritetet policore të Shqipërisë, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Lulëzon tregu i zi i auto shkollave në Zvicrën frëngjishtfolëse Mësimet e drejtimit me çmime të ulëta po ngrenë alarmin në të gjithë Zvicrën frëngjishtfolëse. Për... -
Zvicër: Të gjitha maceve duhet tu vendoset çip -
Zvicër: Inflacioni në zero -
Zvicra përgatitet për një valë të hershme gripi -
Si do të ndryshojnë trendet e imigracionit në Evropë në vitin 2026













