Shqipëria
Shqipëria heq vizat për 3 shtete
Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ka miratuar sot marrëveshjen me Nikaraguan, për përjashtimin e vizave për pasaportat e zakonshme, diplomatike dhe të shërbimit.
Në vendimin e qeverisë është miratuar edhe marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë me Kirgizstanin, për përjashtimin e kërkesave për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit.
Po ashtu në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar marrëveshja edhe me Uzbekistanin për përjashtimin e ndërsjellë të kërkesave për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit.
Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete, kjo falë bisedimeve të pandërprera dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me disa shtete, së fundmi edhe me Tajlandën.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe Për të trajtuar mungesat e ilaçeve, qeveria zvicerane synon ta bëjë më të lehtë importimin dhe... -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune












